Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Tazhiri, ka thënë se për t’u arritur një marrëveshje finale me Serbinë nevojitet një nivel më i lart i diskutimit e jo takime të nivelit Teknik.
Ai ka thënë se formati i bisedimeve do të ndryshojë.
Tahiri thotë se për t’u arritur një marrëveshje finale për njohje reciproke, marrëveshje të paqes, që vendoset normalizimi mes dy vendeve, duhet nivel shumë më i lartë i involvimit, edhe në Bruksel, Gjermani, dhe SHBA.
“Për të zgjidhur problemin duhet të shkojmë me një goditje për marrëveshje finale. Nuk fitojmë asgjë duke ikur, por duke dhënë argumente. Duhet të ketë reflektim nga BE për nivel më të lartë të bashkëpunimit. Me Serbinë nuk mbyllet me takime të niveleve teknike”, ka thënë Tahiri në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se aktualisht nuk ka unitet politik mes subjekteve politike në raport me Serbinë, por sipas tij mund të ketë më vonë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.