×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv.ministri i PDK-së ironizon keq me Avdullah Hotin pas rrahjes në LDK-në e Ferizajt

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 16:35

    LDK nga një parti demokratike siç i thotë vazhdimisht vetës, nëse shihen rrahjet e ditëve të fundit në proceset zgjedhore mund të quhet tashmë edhe si një parti e ‘dhunës’. 


    Së fundmi është bërë publike një video ku shihet se si gjatë procesit zgjedhor në fshatin Koshare të Ferizjat disa persona brenda një klase grushtohen me njëri tjetrin, shkruan Reporteri.net.

    Me këto rrahje po ironizon keq PDK-ja, konkretisht zyrtarë të saj që janë kundërshtari më i madh i LDK-së.

    Është zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci që ka ironizuar keq me kryetarin  e Gupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin.

    “Dullo a është e vërtetë apo po më bëjn sytë?! Ishalla nuk ke qëllu aty!”, ka shkruar Koci në Facebook.

    Kujtojmë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka drejtuar gishtin kah rivalët politik për rrahjet që po ndodhin në Degët e LDK-së nëpër Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!