Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, ka mbajtur konferencë për medie.
Ajo ka kërkuar nga prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre në mënyrë që mos të ketë përhapje të virusit.
“Numri i të dhënave për fëmijët që janë vaksinuar është në kuadër të ministrisë. Ajo që dimë është se vaksinimi ka filluar për fëmijët mbi 12 vjeç përmes ekipeve mobile në shkolla dhe prindërit ta shfrytëzojnë këtë të drejtë për fëmijët e tyre”, tha ajo.
Maloku-Bërdyna me tej ka shtuar se mësimi me prezencë fizike në shkolla ka shkuar në mënyrë të rregullt.
“Po shkojmë drejt përfundimit të pjesën së parë të procesit mësimor i cili po vazhdon në mënyrë të rregullt me prani fizike”.
Sipas saj, ngjarje me rëndësi është edhe nënshkrimi me Shqipërinë i marrëveshjes sa i përket diplomave, raporton eo.
“106 nxënës kanë fituar bursa. Është publikuar lista për nxënës romë, ashkali dhe egjiptian, 500 prej tyre janë përfitues në vlerën prej 300 euro. MAShI ka paraparë mbështetjen e 2 000 maturantëve. Për këtë vit mbi 1 000 nxënës kanë përfituar bursa për personat me nevoja të veçanta”, shtoi tutje.
Sipas saj, MAShTI ka nënshkruar marrëveshje me rrjetin e grave për bashkëpunim në fushën edukimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.