×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvarritjet zgjedhore, Daka i çon në QNR ambasadorët

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 17:59

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim më 11 nëntor që të rinumërohen 1407 vendvotime, kësisoj edhe certifikimi i zgjedhjeve të gjashtë tetorit do të vonohet.


    Sot, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka ftuar ambasadorët në Qendren e Rinumërimit dhe Rezultateve.

    Në QNR, të pranishëm ishin Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott si dhe Ambasada e Italisë dhe Zyra Ndërlidhëse Greke.

    Kryetarja e KQZ-së, i ka informuar ambasadorët për aktivitetin e zhvilluar në Qendrën e Rinumërimit dhe Rezultateve.

    Daka i ka njoftuar ambasadorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtar që Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke implementuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe është duke rinumëruar më shumë se 1400 vendvotime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!