Një shtetas zviceran është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë fillimisht njësitet policore.
“Rr. “Ilaz Agushi”, Prishtinë, 02.03.2020 – 17:04. Është raportuar se viktima mashkull shtetas zviceran është gjetur i vdekur në një hotel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24-orësh.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.