×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvicra e hapi kuletën për Kosovën, dhuron 500 mijë franga për të luftuar coronavirusin

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 16:29

    Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ka ndarë një shumë prej 500 mijë franga zvicerane për Kosovës për të luftuar virusin COVID-19.


    Përmes një postimi në faqen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, thuhet se kjo është bërë në koordinim me donatorët e UNDP-së në Kosovë.

    “Zvicra qëndron së bashku me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) sapo ndau 500,000 CHF për të ndihmuar Kosovën të luftojë virusin COVID-19. Në koordinim me donatorët e tjerë dhe UNDP në Kosovë, kjo mbështetje do të sigurojë respirator për shpëtimin e jetës, që pritet të arrijnë në Kosovë deri në mes të prillit”, thuhet në njoftim.

    Ndër tjera në këtë njoftim thuhet se Zvicra lavdëron Qeverinë e Kosovës për masat e marra deri më tani për ta luftuar koronavirusin.

    “Zvicra lavdëron Qeverinë e Kosovës për masat e marra deri më tani dhe profesionistët e shëndetit dhe përgjigjet e tjera të para për përkushtimin e tyre në luftimin e COVID-19, duke mbrojtur kështu jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!