Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizidiq, ka folur për anulimin e pjesëmarrjes së presidentit Thaçi në Samitin e BERZH-it që po mbahet në Sarajevë.
Zvizdiq u shpreh se i vjen shumë keq që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në momentin e fundit ka marrë vendim për të anuluar pjesëmarrjen në Samitin e Berzhit që po mbahet në Sarajevë, e ku po marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit, transmeton Reporteri.net.
Ai shtoi se marrëdhëniet dhe çështjet e pazgjidhura të BiH dhe Kosovës nuk janë asgjë të re për Thaçin që të mos vijë në Samit.
“Taksa ende është në fuqi dhe ne edhe më tutje kërkojmë heqjen e saj. Presim që në takimin në Paris në fillim të korrikut taksa të hiqet, çka do të na ipte kohë për liberalizimin e vizave midis Bosnjës dhe Kosovës”, u shpreh ai.
Zvizidiq theksoi se këtu nuk e ka fjalën për njohjen e Kosovës.
“Ne e dimë se nevojitet konsensus, Presidenca e Bosnjës udhëheqë politikën e jashtme por nuk ka konsensus. Është e rëndësishme të mundësohet një vizitë më e shpeshtë e biznesmenëve dhe qytetarëve të Bosnjës dhe Kosovës”, shtoi Zvizidiq. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.