×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyberaj thotë se Pacolli nuk do ta çojë delegacionin në Uashington, udhëton atje për çështje private

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 11:29

    Këshilltari i kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj e ka demantuar lajmin se presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kryeministri Avdullah Hoti do të shkojnë në Washington për takimin e 27 qershorit me aeroplanin privat të Pacollit.


    Në një përgjigje për Express, Zyberaj ka thënë se kësaj radhe Pacolli nuk ka pasur kërkesë nga liderët e vendit që të udhëtojnë në Uashington me aeroplanin e kreut të AKR-së.

    Zyberaj thotë se Pacolli është rrugës në SHBA, mirëpo, atje po udhëton me një delegacion tjetër, e për çështje private.

    “Z.Pacolli gjithmonë i ka vendosur asetet e veta në shërbim të shtetit, megjithatë, kësaj radhe as nuk ka pasur kërkesë̈ dhe as nuk pas plan por, që ka qenë një keqkuptim (informacioni është mar nga radari dhe autorit ne shkrimit e tije e ka bere pa vetëdije lidhëshmërinë me delegacionin) ngase aeroplani i zotit Pacolli është rrugës për ne ShBA por krejtësisht me një delegacion tjetër e për çështje tjera private”, ka thënë Zyberaj.

    Lajmin se delegacioni kosovar do të udhëtoj në Amerikë me aeroplan të Pacollit, e ka dhënë pak më herët këshilltari tjetër i kreut të AKR’së, Naim Murseli.

    “Kur shtetit i mungojnë avionët e saj, ne kemi një njeri të fortë që zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!