×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e BE për takimin e Costa-Kurti: U nënvizua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 20:42

    Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka ndarë pamje të takimit që Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, zhvilloi sonte në Prishtinë me kryeministrin në largim Albin Kurti.

    Në njoftimin e publikuar në faqen e tyre në Facebook, bëhet e ditur se Costa “theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane”.

    Postimi i plotë:

    Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, u takua me kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, dhe theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!