×
  • Lajme
  • Lajme / Krimet e luftës

    Zyra e BE-së në Kosovë: Drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak mbeten të vonuara

    Reporteri
    15 Janar 2025 | 9:58

    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë fshat, janë të vonuara.

    Nëpërmjet një postimi në “X”, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndër të tjera nderon dhe kujton të gjitha viktimat e kësaj masakre.

    “Sot ne solidarizohemi me familjet dhe popullin e Kosovës për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, një krim i tmerrshëm që la plagë të pashëruar 26 vjet më pas. Jetët e tyre u morën brutalisht dhe drejtësia e përgjegjësia mbeten të vonuara”, thuhet në postim.

    Ngjarja e Reçakut është pasuar nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi.

    21 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid tronditi gjithë opinion ndërkombëtar.

    Ambasadori William Walker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.

    Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!