×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e BE-së në Kosovë uron Konjufcën, kërkon formim sa më të shpejtë të qeverisë

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 9:56

    Zyra e BE-së në Kosovë nëpërmjet një njoftimi kanë uruar zgjedhjen e Glauk Konjufcës, në postin e kryetarit të Kuvendit.


    Në njoftimin e Zyrës së BE-së thuhet se Kosova duhet të formojë sa më shpejtë qeverinë e re në mënyrë që të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane, njofton Reporteri.net.

    “Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë Kryetarin dhe Kryesinë e  sapozgjedhur.

    Ne  presim formimin e shpejtë të qeverisë, e cila do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane.

    Ne mezi presim që të punojmë së bashku me autoritetet e reja për këto objektiva të përbashkëta”, thuhet në urimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!