Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka nënshkruar kontratën e radhës.
Kësaj here për t’u furnizuar me kimika e që buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar 900 euro.
“Furnizim me Set Kimikash me Logo për nevojat e ZKM-së “ është titulli i kontratës e nënshkruar më 17 prill të këtij viti.
Për këtë kontratë janë pranuar gjithsej tre tenderë, derisa fitues është “Europrinty”.
Tenderi me çmimin me të lartë kap shifrën 972 euro derisa është zgjedhur ai me çmimin më të ulët, pra 900 euro, shkruan Indeksonline.
Në kontratë nuk specifikohet se për sa kimika bëhet fjalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.