×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e Kryeministrit jep detaje nga takimi Kurti-Lajçak: U fol për kohën e takimit në Bruksel

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 21:27

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

    Në njoftimin pas takimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se  Kurti dhe z. Lajçak diskutuan për dialogun dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Folën po ashtu për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel. U zotuan për komunikim dhe kontakte të rregullta, si dhe koordinim të vazhdueshëm.”, thuhet në njoftim, shkruan Reporteri.net.

    Sipas njoftimit është thënë se paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria rajonale e kanë shumë të rëndësishme raportin dhe marrëveshjen e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian.

    Ndërsa z. Lajçak shprehu mbështetjen e tij për agjendën evropiane të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!