×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit: Lumezi e ka vetëm një vend pune, jo gjashtë

    Reporteri
    12 Shtator 2020 | 23:16

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i ka mohuar raportimet se Aleksandër Lumezi ka gjashtë vende pune dhe se merr pagë vjetore 50 mijë euro.


    Në sqarimin e zyrës thuhet se Lumezi e ka vetëm një vend pune, atë të Kryeprokurorit të Shtetit.

    Kjo pozitë, sipas ligjit, ia obligon kryeprokurorit të angazhohet në bordet institucionale të fushës së drejtësisë dhe sigurisë.

    “Të gjitha këto angazhime të Kryeprokurorit Lumezi janë në harmoni të plotë me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe nuk përbëjnë konflikt të interest”, thuhet tutje në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!