I dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili është shumë aktiv në rrjetin social Twitter, po aty mbrëmë ka demantuar deklaratën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thuhej se ai është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenellin që ndihma nga SHBA-ja nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë.
Grenell ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ia kanë bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur taksën mund të çojë huq ndihmat amerikane.
Nga Zyra e Kryeministrit i janë përgjigjur Kurtit duke e cilësuar atë më të ashpër në Twitter sesa në biseda private, shkruan Reporteri.net.
Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Erzen Vraniqi, ka thënë se ka përshtypjen se tweet e Grenellit po ngjajnë më të ashpër sesa takimet e bisedat me të.
Vraniqi ka thënë se qëndrimi i Kurtit është i qartë dhe i saktë se tarifa 100% do të hiqet gradualisht dhe do vendoset reciprocitet.
Vraniqi po ashtu ka thënë se Grenell po përdoret për luftën e brendshme politike në Kosovë nga ata që i humbën zgjedhjet dhe tash u janë cenuar interesat nga vendimet e Qeverisë Kurti. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2592137871112585&id=100009491927869
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.