×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e Presidentit: Po shqyrtohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 17:17

    Presidenti Hashim Thaçi po e përcjell gjendjen e krijuar nga shpërndarja e virusit covid-19, për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.


    Zyra e Presidentit ka njoftuar se nëse kreu i shtetit e vlerëson të nevojshme, do ta shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

    ”Presidenti është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen dhe në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm. Nëse e vlerëson të nevojshme do të shpallë edhe gjendje të jashtëzakonshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit për Gazetën Express.

    Qeveria e Kosovës, me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, e ka shpallur gjendjen emergjente të shëndetit publik.

    Në Kosovë tashmë janë konfirmuar 15 raste të infektuara me virusin covid-19, i njohur si koronavirus.

    Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme parashihet me Kushtetutë të Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!