×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e Prokurorit të Specializuar s’e komenton bastisjen në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 14:20

    Mëngjesin e sotëm, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, është bastisur shtëpia e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

    Bastisja raportohet se ka nisur në orët e mëngjesit dhe është duke vazhduar ende.

    Nga Zyra Prokurorit të Specializuar, nuk kanë komentuar bastisjen në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit.

    Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, nga ZPS-ja kanë thënë se nuk mund të komentojnë mbi hetimet e veta.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi hetimet e veta”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett për Reporteri.net.

    Kujtojmë se në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

    Gjykimi në rastin e Thaçit dhe të tjerëve pritet të fillojë më datë 3 prill.

    Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!