×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: Arben Vitia kandidat i LVV-së për Kryetar të Prishtinës

    Reporteri
    14 Gusht 2021 | 18:33

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e ka zyrtarizuar Arben Vitinë si kandidat për kryetar të Kryeqytetit.


    Ministri aktual i Shëndetësisë do të garojë për të parin e kryeqytetit me partinë e kryeministrit Albin Kurti.

    ”Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Dje pasdite, është mbledhur Këshilli i Qendrës së Prishtinës, për të votuar kandidatin për Kryetar të Prishtinës nga rradhet tona dhe kandidatët për asamblenë komunale.

    Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës.

    Në bazë të statutit tonë, delegatët votuan edhe gjysmën e kandidatëve për asamble në listën tonë, listë e cila e plotë do të publikohet në fillim të javës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!