×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Zyrtare: Gazmend Agusholli kandidat i LVV-së për kryetar të Pejës

    Reporteri
    14 Gusht 2021 | 20:21

    Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Komunës së Pejës.


    LVV ka vendosur që Gazmend Agusholli të jetë kandidat për kryetar të Pejës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

    Sekretari organizativ i LVV-së në Pejë, ka publikuar fotografi së bashku me Agushollin, ku edhe ka njoftuar për zyrtarizimin e kandidaturës.

    “Zyrtare: Na priftë e mbara Kryetar në ardhje Gazmend Agusholli”, ka shkruar ai sipër një fotografi të shpërndarë në Facebook.

    LVV, ka bërë zyrtare edhe kandidatët tjerë, për Mitrovicë, Prishtinë, Istog dhe Podujevë.

    Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!