×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Zyrtare: Konfirmohet ardhja e Clintonit në Kosovë

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 9:23

    Reporteri.net gjatë ditës së djeshme raportoi se ish-presidenti amerikan Bill Clinton, të martën dhe mërkurën pritet të qëndrojë në Prishtinë, për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë. 


    Tashmë kjo vizitë është konfirmuar edhe nga Këshilli Organizativ për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Madje është theksuar se Bill Clinton përpos që do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, ai edhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e këtij 20 vjetori.

    Kjo është hera e katërt që Bill Clinton viziton Kosovën.

    Njoftimi i plotë:

    Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme.

    Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

    Data: E mërkurë, 12 Qershor 2019

    Vendi: Sheshi “Skëndërbeu”

    Koha: 11: 00

    Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Presidentin Clinton për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin.

    Ekskluzive: Bill dhe Hillary Clinton vijnë në Prishtinë për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!