×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Zyrtare: Mësimi pezullohet deri më 27 mars

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 20:34

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen që mbajti para pak minutave mori masa kundër koronavirusit duke pezulluar mësimin deri më 27 mars.


    Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë u vendos edhe për disa masa të tjera në luftën kundër koronavirusit: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore, të gjithë udhëtarët që do të kontrollohen në hyrje-daljet e Kosovës, dhe të gjitha aktivitetet publike do të mbyllen përkohësisht.

    Kryeministri i Kosoës, Albin Kurti i ftojë anëtarët e qeverisë që t’i miratojnë propozimet për masat kundër koronavirusit, dhe qeveria e miratoi propozimin e kryeministrit me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Reporteri/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!