Janë bërë më shumë se 23 javë që kur tuneli i Mitrovicës është futur në fazë të renovimit.
Mirëpo, burime të Reporterit brenda Ministrisë së Infrastrukturës bëjnë të ditur se hapja e tunelit do të bëhet gjatë kësaj jave.
“Është vendosur dita e hapjes. Tuneli hapet brenda kësaj jave”, ka konfirmuar ky burim.
Ndryshe, për shkak të mosfunksionimit të këtij tuneli, qytetarët me automjetet e tyre shfrytëzojnë rrugën alternative për kyçjen në qytet, ndërsa brenda qytetit shpesh krijohen kolona.
Ky projekt që financohet nga Ministria e Infrastrukturës e që ka kosto rreth 380 mijë euro, ka filluar në nëntor 2018 dhe është paraparë të përfundojë brenda 60 ditësh.
Aktivistët e Vetëvendosjes kishin paralajmëruar protesta edhe para Ministrisë së Infrastrukturës në rast se tuneli nuk hapet deri më 1 maj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.