×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Zyrtare: Thaçi fton Kurtin në zyrë që ta marr mandatin, i cakton edhe orën

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 10:59

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar sot kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurtin që ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, shkruan Reporteri.net.


    Në letrën e siguruar nga Reporteri, Thaçi e fton Kurtin në takim konsultativ për të caktuar mandatarin për formimin e qeverisë së re, në përputhje me nenin 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Takimi pritet të mbahet në ora 13:30 në Kabinetin e Presidentit të Kosovës.

    Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës para konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, që u bë gjatë ditës së djeshme.

    Megjithatë, të dy partitë  gjatë ditës së djeshme kanë deklaruar se do të vazhdojnë bisedimet për formimin e qeverisë.

    Pas nominimit nga presidenti Thaçi, kandidati për kryeministër ka 15 ditë afat ta paraqesë për votim kabinetin në Kuvend. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!