×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-Lajçakut: E përshëndesim angazhimin e BE’së në dialogun e udhëhequr nga SHBA

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 14:17

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak po qëndron për vizitë në Kosovë, ku sot ka zhvilluar takime me krerët e partive politike në vend.


    Lajçak gjatë një dite të ngarkuar, ka qëndruar për vizitë edhe te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku është takuar me krerët e kësaj partie.

    Për takimin ka njoftuar Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

    Ai ka thënë se në takim ia prezantuan Lajçakut përkushtimin e AAK-së për procesin e dialogut dhe qëndrimin e pandryshuar për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, shkruan Reporteri.

    Në takim po ashtu është përmendur edhe çështja e liberalizimit të vizave, ku është theksuar se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim.

    Njoftimi i plotë:

    Në takim me të dërguarin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák, prezentuam përkushtimin e AAK-së për procesin e dialogut dhe qëndrimin e pandryshuar për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Roli aktiv i ShBA-së në dialog, për të cilin ka qenë i zëshëm dhe këmbëngulës në vazhdimësi kryetari Haradinaj, ka rritur shpresat që dialogu Kosovë-Serbi, i zgjatur për një dekadë, do të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Për shkak të qëndrimeve të ndryshme përbrenda BE-së në lidhje me ndryshimin e territoreve, ka ndodhë një lëkundje e besimit. Megjithatë, Aleanca përshëndetë angazhimin e BE-së në dialog, nën udhëheqje të ShBA-së. Në kuadër të takimit, ritheksuam, se BE para së gjithash, pas plotësimit të të gjitha kritereve, Kosovës t’i jap një vendim të shpejtë për heqjen e regjimit të vizave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!