Rreth 3.500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, nga 4.850 sa është numri i përgjithshëm. E zyrtarët e lartë tashmë i kanë vetëm edhe dy ditë kohë për të bërë deklarimin e pasurisë, ka thënë Afrim Atashi, Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në (AKK).
Atashi ka thënë për EO se presin që deri më 31 mars të deklarojnë pasurinë të gjithë zyrtarët e lartë publik. Ai tha se AKK-ja ka paraparë që sipas Ligjit, të paraqitet kallëzim penal ndaj të gjithë personave që nuk e deklarojnë pasurinë.
“Ne presim që deri në fund të afatit të deklarohen pasurinë të gjithë zyrtarët e lartë publik edhe pse mundet të ketë që nuk e kanë deklaruar pasurinë, masat që do t’i ndërmerr Agjencia si institucion janë të parapara me ligj”, ka potencuar ai.
Pandemia duket se ka shkaktuar probleme edhe në AAK-në, duke shkaktuar vonesa në deklarimin e pasurisë, proces ky që është shtyrë disa herë.
“Ka filluar vitin e kaluar dhe ne kemi pasur vonesa sa i përket deklarimit të pasurisë sepse siç dihet edhe vitin e kaluar ka qenë kufizimi më i madh dhe e kemi shtyrë dy-tri herë deklarimin e pasurisë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.