Nuk po ia prishin qejfin vetës as në vikend. Zyrtarët shtetërorë vazhdojnë të shfrytëzojnë veturat zyrtare edhe për dalje të tyre private.
Në një video që lexuesit kanë dërguar në adresë të Reporterit, një e tillë është parë sot rreth orës 14:30 në autostradën për Prishtinë. Për më tepër kjo zyrtare shtetërore nuk njeh dhe as nuk respekton rregullat bazë të komunikacionit. Vetura zyrtare shihet duke vozitur në anën e majtë të autostradës, gjë që është e ndaluar, përveç kur tejkalon.
Në të kundërtën, ajo shihet duke u argëtuar me muzikë të lartë në veturën zyrtare, ku ndodhen edhe 3 apo 4 persona të gjinisë femërore. Nga ajo që shihet në video, pra vozitësja është femër.
Derisa nuk dihet se për cilën zyrtare bëhet fjalë, kjo nuk është hera e parë që veturat me targa zyrtare shfrytëzohen për qëllime personale e në disa raste edhe për të shijuar vikendin.
Pavarësisht raportimit të vazhdueshëm në media, askush nuk po ndërmerr asgjë në këtë drejtim. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.