Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka shkuar në Kryeministri për takim me kryeministrin Albin Kurti.
Ky i fundit arriti në Qeveri pak para Vermës nga konferenca e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit (MCA Kosova).
Osmani pas takimit që pati me të tha se i është konfirmuar se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se Kosova dhe SHBA-ja së shpejti do ta finalizojnë marrëveshjen për Dialogu Strategjik.
Ajo ka thënë se lajmi i është konfirmuar nga zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, të cilin e ka pritur në takim të premten.
“Pas propozimit që i kam dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si Presidente e Republikës qysh në vitin 2021, pastaj rikonfirmuar në qershor të vitit 2022 nëpërmjet notës verbale si dhe në takimin me Sekretarin Blinken në korrik 2022, si dhe pas një pune të jashtëzakonshme të ekipeve tona përgjatë viteve të kaluara, sot në takim me zëvendëssekretarin amerikan Richard Verma mu konfirmua se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.