×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari amerikan i qartë: Amerika s’ka vija të kuqe për marrëveshjen finale

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 19:52

    Zëvendëspresidenti i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson, që është duke qëndruar në Kosovë në krye të një delegacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka folur për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi ka pohuar se një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës do të ndryshonte lojën, do të hapte procese shumë të intensifikuara në të ardhmen.


    Ai thotë se negociatat mes Vuçiqit dhe Thaçit është mënyra për të gjetur rrugën përpara.

    Wilson ka pohuar se ka respekt për udhëheqësit kosovarë, me të cilët edhe u takua sot.

    “Kam shumë respekt për udhëheqësit kosovarë, për kurajën që ka pasë presidenti Thaçi për të dhënë nismën në këtë proces. Nevojitet kurajë dhe guxim politik për këtë. Është e lehtë të mbash ‘status quo’, por të duhet të shkosh përpara. Edhe kryeministri Haradinaj ka bërë të njëjtën”.

    Ndërsa ka folur për çështjen e kufirit, Wilson ka pohuar se në administratën amerikane po thonë ne nuk kemi vija të kuqe por nuk kemi as ‘check blanco’.

    “Nuk mendoj që Uashingtoni po shtyn çështjen e territorit apo kufirit, por po përpiqemi të shtyjmë mbështetjen më të madhe për udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë që mund të pajtohen. Këtë e kemi dëgjuar nga Uashingtoni, ky është qëndrimi i administratës. Kjo nuk do të thotë që ata po e nxisin këtë. Në administratë po thonë ne nuk kemi vija të kuqe por nuk kemi as ‘check blanco’. Ky nuk është pozicion i keq, por dëshirojmë që të jemi një garantues i fuqishëm i kësaj ujdie”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

    “Duhet një mbështetje e qëndrueshme për të dy palët Kosovë dhe Serbi dhe këtu qëndron edhe sfida. Kjo ide do të ishte edhe më shumë kundërthënëse. Çdo marrëveshje duhet të mos hapë ndasi dhe ndjenja të reja të ndasive, por duhet ti varrosë ato që të mbyllë një kapitull të së kaluarës dhe për të ecur drejt të ardhmes”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!