Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e ka refuzuar ofertën e Ramush Haradinajt për një konferencë të liderëve për t’u koordinuar në dialogun Kosovë-Serbi.
Zëvendëskryeministri Hoti ka thënë se institucionet që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit bartin legjitimitetin për të marrë përgjegjësitë bazuar në ligje e kushtetutë edhe sa përket dialogut me Serbinë.
Ndaj refuzimit të Hotit ka reaguar zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili thotë se institucionet e vendit janë bërë “pikë e pesë”, andaj është e nevojshme që krerët të dakordohen, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Nitajt:
Kur njeriu e lexon Avdullah Hotin se Kosova nuk ka nevoje per konference te lidereve sepse ajo i paskesh institucionet kushtetuese, ne pamje te pare te duket se ai eshte korrekt.
Por kur e di se keto institucione jane bere “pike e pese” per kete teme; Presidenti ne njeren ane, Kryeministri ne drejtimin e kundert, madje edhe brenda vet qeverise ku eshte edhe zoti Hoti, dikush i bjen thumbit e dikush patkojit, atehere e kupton se sa e nevojshme eshte qe keta njerez fillimisht te merren vesh ndermjet vete!
https://www.facebook.com/muharrem.nitaj/posts/10222224857115242