Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa ka konfirmuar se ende nuk janë shpërndarë ftesat ku saktësohet se në cilën orë të shtunën do të fillojë Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor i partisë.
Ai shton se në takimin që patën dje me Isa Mustafën folën për shpërbërjen e Kuvendit që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, derisa zbulon se të shtunën për karrigen e të parit në LDK mund të garojnë katër persona.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, ka shpjeguar se delegatët janë të ndarë në bazë të fuqisë së votës nëpër çdo komunë, teksa ka shpjeguar se cili kryetar dege shkon në kuvend zgjedhorë me më së shumti vota.
“Secila komunë i ka delegatët në bazë të fuqisë së votës, ajo kandidatura është kategori statuare, statuti është i aprovuar në kuvend, s’ka asnjë pengesë. Nuk e di saktë, mundem me të tregu që Ferizaj i ka 24. Më së shumti ka Peja, pastaj është Podujeva, afërsisht këto janë të njëjta, pastaj vjen Gjilani, Ferizaji e kështu me radhë”, ka deklaruar Sfarqa për Express.
Kreu i LDK-së në Ferizaj ka sqaruar gjithashtu se statuti i partisë sa i përket kutoës 50 për qind plus 1 votë vazhdon të mbetet në fuqi edhe më tutje. Kjo mënyrë e votimit e pati eleminuar nga gara në vitin 2014-të deputeten Vjosa Osmani, derisa, Isa Mustafa ishte zgjedhur me aklamacion.
“Nuk kemi diskutuar sepse statuti është në fuqi, nuk është çështje e individëve. Mund të ketë më shumë kandidat dy tre, ndoshta edhe katër, nëse ka më shumë kandidatë do të respektohet procedura statutare që secili kandidat të drejtohet te kutitë e votimit edhe të përcaktojnë liderin e ardhshëm”, shpjegon tutje.
Svarqa po shton se nuk e di sa kandidatë mund te jenë saktësisht, por, që sipas tij me siguri bëhet fjalë për më shumë se një pretendent. Ai ka treguar se kush sipas tij e meriton këtë pozitë.
“Nuk e di vetëm në bazë të asaj që thuhet se mund të ketë më shumë. Unë nuk jam rreshtuar e as nuk besoj që asnjëri është rreshtu, të gjitha janë më shumë spekulime, cilido që do të fitojë të gjithë do ta përkrahim edhe do të ecim përpara sepse kështu e do rregulli demokratik”, tha ai.
Se a ka gjasa që Isa Mustafa ta kandidojë edhe njëherë për të ruajtur postin, kjo sipas kreut të LDK-së, është e mundur.
“Nuk e di është çështje e tij deri më tani nuk më ka rënë të shohë ndonjë kandidaturë të tij. E ka të drejtën absolute e ka menaxhuar partinë nuk kam asnjë vërejtje, është tash në dorën e tij”, ka thënë Svarqa, duke përfunduar se beson se LDK do të kalojë këtë proces pa asnjë incident.