Anëtari i kryesisë qendrore të LDK-së dhe kryetari i LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu ka paralajmëruar rënien drastike politike të Vjosa Osmanit.
Kryeziu ka përdorur një fjalë të urtë latine duke thënë se Vjosa Osmani politikisht “do të vdes”.
Anëtari i lartë i LDK-së i ka quajtur të pafalshme siç ka thënë ai përqafimet e Osmanit me Kurtin, të cilin e kishte rival në zgjedhjet e fundit.
Postimi i plotë:
Shkurt
Si kryetar dege, jam munduar maksimalisht që LDK-ja të del parti e parë në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe rrjedhimisht edhe Vjosa Osmani të bëhët kryeministre e vendit. Dhe bashkë me aktivistët ne ja dolem këtu në Dragash, LDK doli parti e parë. Por, në momentin kur u votua qeveria dhe z. Kurti u zgjodh kryeminister, e pash kandidaten tonë në një ekstazë të quditshme dhe e lumtur si asnjëherë më parë, duke e përqafuar e uruar z. Kurti. Zonjë, a e kishe rival apo jo atë?!
Tani unë pyes veten: Pse u angazhova unë, pse “luftova” me të gjitha forcat? Për ta bërë të lumtur zonjën kandidate apo për ta bërë kryeministre.
“Ave Cezare, i morituri te salutent”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.