Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, do të kandidojë përsëri për postin e të parit të partisë. Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i moçëm i kësaj partie, Shefki Gashi.
Ai ka treguar se Mustafa i ka thënë personalisht se do të kandidojë për kreun e partisë në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen së shpejti në LDK.
“Njeriu i vetëm që mund ta ruajë stabilitetin në LDK është Mustafa”, ka deklaruar Gashi për T7.
Kujtojmë se Mustafa ka heshtur kur është pyetur nga mediat nëse do kandidohet për një mandat të ri.
Ndryshe, deri tani të hapur mundësinë për të kandiduar për kreun e LDK-së e kanë lënë Fatmir Sejdiu e Lutfi Haziri.