Qeveria e kaluar ishte kritikuar jo pak për keqpërdorim të veturave zyrtare. Shumë zyrtarë në jo pak raste i shfrytëzonin jashtë orarit të punës veturat zyrtare për punë familjare, e në veçanti në mbrëmje dhe vikendeve, ku zakonisht shkonin për shëtitje në Shqipëri.
Por opozita e tanishme po e akuzon edhe qeverinë Kurti, konkretisht ministrat e saj për keqpërdorim të veturave zyrtare.
Arton Muhaxhiri anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se po e shfrytëzon veturën zyrtare edhe për punë private, shkruan Reporteri.net.
“Kur VV ishte në opozite publikja ishte e shoqërisë, tash kur VV është në pushtet publikja mund te jetë edhe private. Kjo është Albulena Haxhiu që e shfrytëzon privatisht veturen zyrtare”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/baton.berisha.714/posts/653022985510703
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.