Sekretari i PDK-së për Prishtinë, Bujar Cakolli, i ka dalë kundër kreut të partisë, Kadri Veseli sa i përket taksës 100% ndaj produketeve serbe.
Ai thotë se taksa duhet të hiqet dhe këtë ai e arsyeton duke thënë se është kërkesë e ShBA-ve e që të cilat duhet të realizohen duke pas parasysh miqësinë me ta, e kontributin që e dhanë për Kosovën, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Problem kishte me qenë nëse Amerika dhe Grenelli kishin me thanë “hiqeni taksën dhe bleni produkte serbe”.
Mirëpo përderisa kërkesa e Amerikës është vetëm “hiqeni taksën”, qeveria e Kosovës qoftë ajo e Haradinajt qoftë kjo e Kurtit, këtë duhet ta bënin mbrenda 24 orëve!
Kjo kërkesë është shumë e vogël në raport me SHBA-të të cilët shumëherë gjatë historisë na shpëtuan nga fundosja si popull, dhe roli i saj ishte përcaktues për lirinë dhe krijimin e shtetit tonë!
https://www.facebook.com/bujar.cakolli/posts/2531523140303702
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.