Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar lidhur me fotografinë e vënies së kreut të Vetëvendosjes në pjesën e përparme të veturës.
Nushi i PSD-së ka thënë në Facebook se nuk ka pritur ndonjëherë që një udhëheqës politik të ndjehet mirë kur ta sheh fotografinë e tij në veturë.
Fotografia që tregon Kurtin të vendosur në veturën e simpatizantit të Vetëvendosjen është kapur përgjatë vizitës së liderit të VV-së në Lipjan.
Postimi pa ndërhyrje e Nushit:
A e keni dashte ndonjehere veten deri ne nivelin qe me pas qef me dale ne fotografi me nje haube te kerrit ku eshte e printume fotoja jote?? Ishalla jo.
Qysh mundet me u ndje mire dikush kur e sheh veten ne haube te kerrit? Aq me pak nje udheheqes politik!?
A keni mendu cka e shtyn nje politikan qe e nise karrieren me projekt emancipues dhe perfundon i printum e i buzeqeshur ne hauba te kerreve dhe ne dyer te garazhave?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.