Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për deputet i kësaj partie, Emrush Xhemajli, ka reaguar sot për nderimet që i janë bërë Ibrahim Rugovës me rastin e 16 vjetorit të vdekjes.
Xhemajli ka shpërndarë një shkrim të publikuar nga Gazeta Online Reporteri.net në vitin 2019, në të cilin flitet për një dokument të publikuar nga Rexhep Qosja e që thuhet se është një marrëveshje e nënshkruar nga Ibrahim Rugova e Milan Milutinoviq.
Tutje Xhemajli ka thënë se “edhe nëse tradhton vendin dhe popullin tënd nuk ka dert, përsëri do të nderohesh”.
“21.01. 2022. Nese doni te dini se cfare jane politikanet shfletoni dokumentet qe nenshkruajne. Vendimet qe marrin. Marreveshjet qe bejne, Dogovoret qe i firmosin. Te tjerat jane mite, legjenda, pallavra per mashtrim dhe vetmashtrim. Mesazhi qe jepet per gjeneratat e reja kur nderohen ata qe kolaborojne me okupatoret e ka vetem nje kuptim te ulet: Edhe nese tradhton vendin e popullin tend nuk ka dert, perseri do te nderohesh. E.Xh”, ka shkruar Xhemajli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.