Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka reaguar ndaj të gjithë atyre që po e kritikojnë partinë e tyre për vonimin e krijimit të institucioneve.
Zaimi përmes një shkrimi në Facebook thotë se kritikuesit duan që VV-ja të ngutet për ta bërë Qeverinë, në mënyrë që ta bëjë ndonjë marrëveshje të keqe, shkruan Reporteri.net.
Shkrimi i plotë:
Sa çudi, ata që s’na kanë votuar kurrë po thonë se janë lodhur nga vonesat dhe nga bisedimet për koalicion, dhe si hakmarrje s’do të na votojnë më kurrë.
E ata që na kanë sharë gjithnjë, nëpër banakë mediash a kafesh, edhe ata të lodhur e të mërzitur nga vonesat, kanë nisur të na shajnë prapë. Sharjet e njëjta: jeni njësoj si të tjerët, nuk i përshtateni askujt, e keni vetëm për pushtet, nuk doni pushtet.
(Dhe pse të tjerët kurrë s’u vonuan në negociata, qeveritë i bënë shpejt, edhe marrëveshjet me Serbinë e privatizimet korruptive po aq shpejt.)
Më qesharakët janë hajnat e ish-qeverisë, që po i shfrytëzojnë edhe këto ditë jashtë afatit për vjedhjet e fundit. Edhe ata po thonë se janë lodhur nga vonesat për krijimin e qeverisë së re.
Ky cirk honxho-bonxhosh duan të vënë nën presion Lëvizjen për marrëveshje të keqe. Po t’ua kishte vënë veshin Lëvizja presioneve të tilla, sot s’do ishim subjekti më i madh në vend.
https://www.facebook.com/zaimi/posts/10156713701816129