×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i VV-së e gjykon Grenellin: Po dëshiron vendime me pasoja sa i përket dialogut

    Reporteri
    24 Maj 2020 | 17:43

    Zyrtari i Vetëvendosjes dhe zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani ka komentuar mbi raportimet se Richard Grenell do të largohet nga posti i ambasadorit në Gjermani.


    Zogiani ka krahasuar ambasadorin Grenell me ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopher Dell.

    Zogiani ka thënë se Emisari i Trumpit po dëshiron vendime me pasoja sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

    “Sot, nuk ke kujt i ankohesh per veprimet e Dell, ashtu siç neser nuk do te kemi kujte t’i ankohemi per pasojat e Grenell. Pra, nuk lidhet fati i vendit me nje person, e sidomis kur ai ka nje qasje agresive dhe shtyen politiken drejt vendimeve me pasoja, sepse nje dite ai shkon, e kur vjen tjetri as qe deshiron te degjoje per pasojat e shkaktuara”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ai është pozicionuar pro kandidatit demokrat për President, Joe Biden duke thënë se tek ai qëndron politika përkrahëse ndaj Kosovës.

    “Ne keso situatash me e mira eshte qe te kuptohet dhe zbatohet politika tradicionale e shteteve perkrahese te Kosoves. Kjo tradite definitivisht nuk qendron te Grenell, por tek Albright e Joseph Dioguard, apo tek Joe Biden. Mos e humbni busullen e me u shtye nga qasjet sezonale ne politike, dallojeni kete politike nga tradita, se nuk eshte aq e veshtire”, ka shkruar Zogiani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!