Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka folur për spekulimet e fundit se LDK ka kërkuar nga VV që të flitet për postin e presidentit.
“Nuk kemi asgjë zyrtare. Gjithçka është spekulim mediatik”, thotë Zogiani.
“Ne shpresojmë që të kemi vota të mjaftueshme që të kur të vie situata të shkrkojmë presidentin. Ne e dimë që nuk mund të e shkarkojmë presidentin por duhet që ai të shkelë kushtetutën e vendit që të bëhet një gjë e tillë”
“Nuk mund të flitet për këtë post dy vite më herët. Për LDK’në nuk jemi dakorduar për shumë çështje si ekonomia, drejtësia, ekonomia dhe shëndetësia. Është hera e aprë që një qeveri nuk del nga vende si Zanzibari”, shtoi ai.
Pavarësisht se Zogiani e quan spekulim mediatik, është hiç më pak se nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili tha sonte që çështja e presidentit duhet të definohet në mes LDK-së e VV-së në mënyrë që sipas tij vendi të mos shkojë në krizë në vitin 2021 kur Thaçit i skadon mandati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.