×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i VV-së: Kërkesa eventuale e LDK-së për Ministrinë e Brendshme sa për ta emëruar një ministër fantom

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 21:36

    Edhe pse pritej, VV e LDK nuk arritën sot të nënshkruajë marrëveshje për bashkëqeverisje.


    Sipas raportimeve, LDK po kërkon që ta ketë Ministrinë e Brendshme, gjë që VV po e kundërshton.

    Zyrtari i VV-së, Donik Sallova ka kritikuar LDK-në për këtë kërkesë, duke thënë se sot askush nuk e kujton se LDK ka drejtuar MPB-në sa e drejtonte Skender Hysenin, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Donik Sallovës:

    Ka njerëz që iu kujtohet kur Skender Hyseni i ka rënë fizarmonikës, kur ka qenë përkthyes i Rugovës apo edhe kur matej me aristokratizmin e Albert Rohanit nën delirin e të qenit ministër i jashtëm.

    Por, askujt nuk i kujtohet sot se Skender Hyseni ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme. Si mund të na kujtohet dikush që ka qenë ministër i brendshëm vetëm pse ka qenë në listën e pagave të kësaj ministrie?!

    Se mos po na kujtohet se Ministër i Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së një herë e një kohë ka qenë edhe njëfarë Fatmir Rexhepi?

    S’ka asnjë gjurmë të besojmë se këta dy funksionarë të LDK-së kanë qenë ndonjë njëherë ministra të brendshëm.

    Prandaj, çdo insistim eventual i LDK-së për ministrinë e punëve të brendshme, ngjanë të jetë më shumë kërkesë e ish-aleatëve të tyre bashkëqeverisës për një ministër të radhës fantom nga kjo parti për të amortizuar një dikaster që do të jetë kyç në luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10162602241860246&id=610895245

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!