×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i VV-së: Kurti është i detyruar të mos takohet me Presidentin Thaçi

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 13:44

    Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi mund të takojë Albin Kurtin, vetëm kur kërkon takim me kreun e qeverisë.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zaimi ka thënë se në takime me kryetarë partish nuk shkon as Kurti e askush nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Sipas Zaimit, Kurti si kryetar i VV’së e ka për detyrim të mos i takojë ata që e kanë rrezikuar, dobësuar dhe shitur shtetin, duke aluduar kështu për Thaçin.

    “Prandaj Hashim Thaçi, të vetmen mundësi të takohet me Kurtin e ka kur si president kërkon takim me kreun e qeverisë. Jo kur takon kryetarë partish, aty as Kurti e askush nga Lëvizja nuk i shkon”, ka shkruar Zaimi./Express

    Postimi i plotë:

    Si kryeministër Albin Kurti duhet t’i takojë krerët e shtetit.

    Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka për detyrim të mos i takojë ata që e kanë rrezikuar, dobësuar dhe shitur shtetin.

    Prandaj Hashim Thaçi, të vetmen mundësi të takohet me Kurtin e ka kur si president kërkon takim me kreun e qeverisë. Jo kur takon kryetarë partish, aty as Kurti e askush nga Lëvizja nuk i shkon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!