×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i VV-së: Shpend Ahmeti të dorëhiqet edhe nga pozita e kryetarit të Prishtinës

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 16:18

    Ish-kandidati i VV-së për deputet, Eman Rrahmani, ka kërkuar që Shpend Ahmeti pas dorëheqjes nga pozita e kreut te Partisë Socialdemokrate të japë dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të Prishtinës.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Ahmeti duhet ta “shpëtojë” edhe kryeqytetin dhe kjo ndodh nëse largohet nga kjo pozitë, shkruan Reporteri.net.

    “Kryetar, Kaqushen e paske shpëtu që paske dhënë dorëheqje. Mos e ndal dorën, shpëtoje edhe Prishtinën duke dhënë dorëheqje!”, ka shkruar Rrahmani.

    https://www.facebook.com/eman.rrahmani/posts/10157849426727258

    Kurse përmes një statusi tjetër në Facebook, Rrahmani ka iroizuar me Ahmetin duke thënë se s’po i del kohë andaj dorëheqjet po i jep të dielën dheka thënë se kapja e kryeqytetit po bëhet nga të gjitha anët.

    “Shpend Ahmeti aq i ngarkuar me punë për Prishtinën sa që edhe dorëheqjet nuk po ka kohë ti jap tjera ditë përveç të dieleve?. Tashmë Prishtina duhet të ruajtur edhe më me kujdes. Seriozisht në rrezik të madh është, kapja po bëhet nga të gjitha anët”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/eman.rrahmani/posts/10157849947602258

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!