×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i VV-së thotë se Grenell iu gëzua rrëzimit të Kurtit

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 11:51

    Departamenti amerikan përmes një deklarate zyrtare mbrëmë ka demantuar deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe Vuciqit e të bërë në Shtëpinë e Bardhë.


    Zyrtari i LVV-së, Jeton Zulfaj sot ka thënë se është e qartë që nuk ka marrëveshje sekrete porse Grenell i është gëzuar rrëzimit të Qeverisë.

    “Grenell: Nuk ka marreveshje sekrete ama ‘i kenaqur me rrezimin e qeverise’Pse?” shkruan Zulfaj në Facebook.

    Kujtojmë se dje përmes një Deklarate të përbashkët e të dërguarit special të presidenti, Richard Grenell, ambasadori Philip Kosnett dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë demantuar deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe Vuciqit e të bërë në Shtëpinë e Bardhë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!