Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të LDK-së nuk kanë të ndalur së përplasuri mes vete.
Shkas është pozita e presidentit të vendit, për të cilën LDK po këmbëngul ta marrë, çka VV nuk po pajtohet të ndodhë kjo pa u formuar ekzekutivi.
Avni Zogiani zyrtar i VV-së, sot ka thumbmuar partinë e Mustafës, duke thënë se po përdorë pozitën e presidentit për të shkaktuar pengesa për arritjen e koalicionit qeverisë, shkruan Reporteri.net.
“LDK do duhej në fushatë t’i thoshte votuesit se e ka për qëllim presidentin, kështu si e kanë futur në tavolinën e negocimit, i bie që veç duan të nxerrin pengesa për koalicion”, ka shkruar Zogiani në Facebook.
Kujtojmë se LDK kërkesën për marrjen e presidentit po e arsyeton me atë se nëse dakordohen tani me VV-në nuk do të kishin telashe më pas përfundimin e mandatit 4-vjeçar.
Kujtojmë se Thaçit i përfundon mandati në shkurt të 2021-tës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.