×
  • Lajme
  • Lajme / Rasti me maturantët

    Zyrtari policor i përfshirë në rastin në veri merr kërcënime përmes rrjeteve sociale

    Reporteri
    25 Maj 2025 | 15:35

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në konferencën për media lidhur me incidentin në veri, ka thënë se zyrtari policor i cili ka ndërhyrë atë ditë ka marrë kërcënime të shumta përmes rrjeteve sociale, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur nëse këto kërcënime kanë ardhur qoftë edhe nga Serbia, Hoxha tha se kanë ardhur nga disa grupe të organizuara, por që nuk e dinë ende nëse nga brenda Kosovës, apo nga Serbia.

    “Kërcënimet ndaj këtij zyrtari kanë ardhur përmes rrjete sociale, nga disa grupe. Nuk e dimë nëse nga brenda apo nga Serbia.

    “Policia e Kosovës po e kryejnë punën e vet, e puna e tyre nuk është e lehtë”, tha ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!