×
  • Lajme
  • Lajme / Takimet me Nicole Chulick

    Zyrtarja e lartë amerikane vjen në Kosovë, takon Osmanin dhe Kurtin

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 11:14

    Pas takimeve që patën ditën e djeshme me Elizabeth Allen, nënsekretaren amerikane për Diplomaci Publike, krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot do të presin në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, znj. Nicole Chulick, shkruan Reporteri.net.

    Takimi mes Osmanit dhe Chulick veç sa ka filluar.

    Më vonë, zyrtarja e lartë amerikane do të pritet për takim në qeveris edhe nga kryeministri Kurti.

    Takimi mes Kurtit dhe Chulick pritet të nis nga ora 14:30.

    Ditën e djeshme, në takimet që pati Allen me krerët e shtetit, theksoi se Asociacioni është hapr kryesor në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

    Por, ajo poashtu kërkoi që të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja të zbatohen./Reporteri.net/

    Mesazhet e nënsekretares amerikane: Zbatoni marrëveshjet me Serbinë, Asociacioni hap kryesor për udhëtimin euroatlantik të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!