×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Spitali i Gjakovës mbushet me pacientë, 78 të hospitalizuar me COVID-19

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 12:45

    Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se 96 pacientë janë të hospitalizuar.


    Sipas këtij spitali, 78 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 pozitiv, 8 pacientë të konfirmuar negativ, 10 pacientë të pakonfirmuar.

    “55 pacientë janë me oksigjeno terapi, 1 pacient në CPAP maskë dhe 1 pacientë në respirator”, thuhet në njoftim

    Prej stafit të Spitalit, COVID Pozitiv janë 8 persona: 3 mjek, 3 infermierë dhe 2 staf administrativ.

    “Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!