×
Live

Qytetarët serbë thonë se sot morën nga 10 mijë dinarë ndihma sociale nga Serbia, ankohen se janë pak

Reporteri
20 Shkurt 2024 | 15:00

Përkundër vendimit të BQK’së për paratë e gatshme në Kosovë, raportohet se sot në komunat e banuara me shumicë serbe, qytetarët kanë tërhequr një pjesë të ndihmave sociale në Serbia që kryhen me dinarë.

Kështu të paktën pretendojnë disa folës për “Kosovo-Online”, mediumin serb të kontrolluar dhe financuar nga pushteti në Serbi dhe agjencitë ruse të inteligjencës.

Megjithatë, sipas këtij raportimi, banorët serbë në Kosovë kanë mundur të tërheqin vetëm një sasi të kufizuar të parave në dinarë. Kjo për shkak të mosdorëzimit të dinarëve në Graçanicë për disa ditë, shkaku i vendimit të BQK’së.

Njëjtë raportohet të ketë ndodhur edhe në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq ku pretendohet se janë krijuar radhë para postës dhe bankomateve për t’i tërhequr ndihmat nga Beogradi.

Qytetarët serbë raportohet se këtë herë kanë mundur të tërheqin vetëm deri në 10 mijë dinarë, ose 85 euro.

“Sot limiti është vetëm 10 mijë dinarë, që do të jetë shumë pak për qytetarët. Ata nuk mund të planifikojnë jetën e tyre, të paguajnë faturat, veçanërisht është e vështirë për qytetarët e moshuar”, citohet të ketë deklaruar një banor nga Leposaviqi pasi tërhoqi paratë.

“Këto 10.000 na mjaftojnë që të kthehemi në shtëpi. Kaq mjaftojnë për të blerë dy kuti cigare. Është mjaft e vështirë, vetëm duhet t’ia dalim si dikur, të shkojmë në Serbi për të marrë paratë”, thotë një tjetër qytetarë. /Reporteri.net/.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!