Shumë herë ne adoptojmë zakone, pa e ditur se sa të mirë janë për ne. Ashtu sikru na zë gjumi me dritat ndezur. Shkëncëtarët rekomandojnë që t’i fikni dritat si dhe pajisjet elektronike (TV, smart phone, kompjuter etj.), përndryshe shëndeti rrezikohet.
Sipas një studimi të ri shkencor amerikan, ata që flenë me dritën ndezur në dhomën e gjumit kanë më shumë gjasa të jenë obezë, të kenë hipertension dhe diabet (faktorë rreziku kardiovaskular), krahasuar me ata që flenë në errësirë të plotë.
Shkencëtarët, studimi i të cilëve u botua në revistën e “Sleep”, studiuan 552 njerëz të moshës 63 deri në 84 vjeç, të cilët u monitoruan me një pajisje të mbajtur në kyçin e dorës dhe regjistruan sa ata ekspozoheshin ndaj dritës artificiale gjatë natës kur flinin.
Studimi zbuloi se më pak se gjysma e pjesëmarrësve në studim flinin për të paktën pesë orë në errësirë totale. Pjesa tjetër ishin të ekspozuar pak a shumë ndaj dritës dhe kishin një përqindje më të lartë të obezitetit, hipertensionit dhe diabetit. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.