×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Benefitet e Vitaminës D

    Reporteri
    17 Qershor 2025 | 17:30

    Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm.

    Trupi jonë e siguron Vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell dhe dietës ushqimore.

    Por ka disa kategori njerëzish që kanë më shumë nevojë për vitaminën D.

    Ndonëse kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit, ajo thotë se fëmijët deri në 1 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në periudhën e menopauzës e kanë më të nevojshme.

    Shumica e njerëzve drejtohen me opinionin e tyre për të marrë suplementin e vitaminës D, pa u konsultuar me mjekët. Por nëse tejkalohet sasia sigurisht që nuk të bën mirë.

    Kategoritë që duhet të marrin suplement fëmijët deri në moshën 1 vjeç, nënat shtatzënë dhe gratë në periudhën e menopauzës dhe burrat që shfaqin defiçensë.

    Është e rëndësishme që kjo vitaminë të mos merret me pilula në rastet kur nuk është e këshilluar nga mjeku./agroweb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!